E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS cel zyrtarisht fushaten

Partia Socialiste starton sot zyrtarisht fushaten elektorale per zgjedhjet e 28 qershorit. Nga sot fillon numerimi mbrapsht per te ndalur me 28 qershor diten kur shqiptaret do te vendosin se kush jane preferencat e tyre politike. Vec detajit te kenges qe do te shoqeroje te gjithe fushaten e selise roze, cdo detaj tjeter i mundshem eshte mbajtur sekret nga organizatoret per te lene surprize cdo element tjeter te tij per pasditen e sotme. Mitingu do te zhvillohet ne ambientet e Qytetit Studenti ne menyre simbolike, ne te njejtin vend ku lindi Levizja Studentore e viteve ’90. Dy dite me pare, kreu socialist prezantoi nje element te fushates elektorale. Ai u eshte rikthyer bashkepunimeve muzikore me grupin “West Side Family” me te cilet kendoi gjashte vite me pare nje tjeter kenge me titullin “Tirona”. Mesohet se mesazhet e leshuara ne hapjen e fushates do t’u drejtohen veçanerisht studenteve, duke dashur qe nga i njejti vend ku 18 vjet me pare u ndryshua sistemi, kete here te ndryshoje e gjithe Shqiperia. Pjese e mitingut qe shenon hapjen zyrtare te fushates do te jene ekipi me 140 kandidate, te cilet per here te pare do te prezantohen se bashku para elektoratit si dhe aleatet e PS me te cilet ajo ka nenshkruar nje koalicion, PSD, PDS, G99 dhe PBDNJ.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›