KQZ ndryshon fleten e votimit
Perfshirja e nje numri te madh subjektesh politike ne koalicionet per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, ka nxitur Komisionin Qendror Zgjedhor qe te ndryshoje permasat e fletes se votimit. Kryetari i KQZ-se, Arben Ristani beri te ditur se ky institucion e sheh te nevojshme qe me shtimin e numrit te partive politike ne zgjedhjet e 28 qershorit, duhet te rimerret ne shqyrtim vendimi per permasat e fletes se votimit.Vendimi i KQZ-se i dates 5 mars 2009, parashikon qe fleta e votimit te kete gjeresi 300 milimetra dhe gjatesi 420 milimetra. Zgjedhesit do te votojne ne nje flete votimi me ngjyre dhe forme te njejte per te gjitha zonat zgjedhore. Sasia e tyre eshte e barabarte me numrin e zgjedhesve, plus 2 %. Sipas vendimit te KQZ-se, fletet e votimit duhet te jene prej letre, me ngjyre, trashesi ose elemente konfigurimi te tilla, qe te mos lejojne leximin e votes ne pjesen e pasme te saj, si dhe te permbajne elemente sigurie. Per zgjedhjet politike te 28 qershorit, ne KQZ jane regjistruar 36 subjekte zgjedhore, qe jane grupuar ne kater koalicione, perkatesisht: “Aleanca e ndryshimit”, “Bashkimi per ndryshim”, “Aleanca Socialiste per Integrim” dhe “Poli i lirise”.