E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet kapanoni, vdes foshnja 3-vjecare

Nje foshnje e moshes 3-vjecare ka humbur jeten pasditen e djeshme si pasoje e djegieve te renda ne pjese te ndryshme te trupit. Bruna Hekurani ka nderruar jete ndersa transportohej nga familjaret drejt spitalit civil, pa mundur te mberrije e gjalle ne doren e mjekeve. Ngjarja ndodhi ne fshatin Zhame te komunes se Dushkut ne rrethin e Lushnjes. Burime nga sektori i Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe shpetimit thane se zjarri mendohet te jete shkaktuar nga nje shkendije elektrike. Flaket perfshine rreth ores 17.00 nje kapanon te vjeter qe dikur sherbente si magazine e kooperatives. Ndertesa ishte pershtatur per ambiente banimi dhe, me gjithe kushtet e veshtira, ne te jetonin kater familje.

"Zjarri eshte ushqyer nga traret e vjeter te drurit, te cilat kane qene pjese e konstruksionit qe ne momentin e ndertimit"-thane burime nga sektori zjarrfikes. Uniformat e kuqe mberriten ne vendin e ngjarjes, duke lokalizuar dhe shuar flaket. Dy autobote kane leshuar sasi te medha uji, duke arritur te shpetonin vetem nje pjese te godines. Ende nuk jane saktesuar rrethanat ne te cilat vogelushja, nje nga tre femijet e Behar Hekuranit, eshte gjendur mes flakeve. Policia dhe eksperte te sektorit zjarrfikes po hetojne per te zbardhur dinamiken e ngjarjes qe shkaktoi fatkeqesine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›