E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti nuk ndal festen

Temperaturat mjaft te uleta, deri ne minus 16 grade, nuk kane penguar korcaret te festojne Pavaresine e Kosoves. Atmosfera festive e kesaj ngjarjeje te shumepritur historike, u ndie qe nje dite me pare me ekzekutimin e kengeve patriotike nga banda muzikore ne qytet. Mesditen e djeshme, ne sheshin kryesor te qytetit, tek monumenti i Lufetarit Kombetar, u organizua ceremonia e ngritjes se flamurit. Kenget patriotike shoqeruan kete ceremoni, ndersa ne sheshin kryesor te qytetit te Korces qarkulluan makina me flamuj kombetare. "Jam i kenaqur qe festohet keshtu ne qytetin e Korces. Une me trup jam ketu por me zemer festoj ne Kosove" -thote Lulezim Shala, nje 27-vjecar nga Prizreni qe ka zgjedhur per te jetuar Korcen. Me profesion bukepjekes, ai e perjetuar sipas menyres se tij shpalljen e Pavaresise se Kosoves, duke shperndare buke falas per klientet.
G. Ashimi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›