E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostitute nga zori, ndalohet pronari i tavernes

Gezim Ashimi
Pronari i nje lokali ne qytezen e Leskovikut ne rrethin e Kolonjes akuzohet se ka shfrytezuar per qellime prostitucioni nje 26-vjecare te punesuar si ndihmeskuzhiniere. Jeton Hidi eshte arrestuar dje nga uniformat blu, te cilat thane se ndalimi eshte bere pas disa muaj survejimesh. Te njejtat burime bene te ditur se 37-vjecari detyronte vajzen nga Tepelena me iniciale F.S. qe te shkonte me kliente qe vinin ne tavernen e tij, per te shtuar te ardhurat e lokalit.
Operacioni i policise se Leskovikut u krye ne tavernen e peshkut te quajtur "Farma Sotira" ne afersi te qytezes, prone e 37-vjecarit Hidi. Siper lokalit ndodhet edhe nje hotel, i cili eshte gjithashtu ne pronesi te Hidit. Policia tha se pikerisht ne dhomat siper tavernes pronari dergonte vajzen e cila ishte shperngulur nga Tepelena rreth nje vit me pare. Nga hetimet disamujore ka rezultuar se 26-vjecarja e punesuar nga Hidi kryente punet e kuzhines, por kur kishte kerkesa "specifike" nga klientet, pronari e dergonte ne dhomat e kateve me siper per te kryer nje tjeter lloj "sherbimi".
Gjate seances se pare te pyetjeve, pronari i "Farma Sotira" nuk ka pranuar akuzat. Jeton Hidi ka deklaruar se 26-vjecarja ishte punesuar si ndihmeskuzhiniere dhe kryente vetem detyren e saj. Por deshmia e vajzes ka "gozhduar" pronarin. F.S. i ka treguar policise se 37-vjecari e detyronte te shkonte me kliente te restorantit apo meshkuj qe vinin per te kaluar naten ne hotel. Jo vetem kaq. Kur ne hotel vinin kliente te rastesishem, pronari i telefononte edhe ne mes te nates, duke detyruar vajzen te paraqitej ne pune. Sipas F.S. ajo kete "detyre" e kryente kunder deshires se saj, ndersa gjithe fitimet shkonin ne xhepin e pronarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›