E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamuri mbi qytetin e gurte

Dita e Pavaresise se Kosoves eshte percjelle me emocion dhe entuziazem edhe nga banoret e Qarkut te Gjirokastres. Ne rrethet e Permetit, Tepelenes dhe Gjirokastres e diela ka qene vertet nje dite feste. Ne qytetin e Gjirokastres banoret kane vendosur flamuj kombetare ne fasadat dhe ballkonet e shtepive te tyre nderkohe qe simbolet kombetare nuk kane munguar as ne institucionet publike, baret, lokalet etj. Gjate gjithe dites ne rruget kryesore te qytetit te gurte kane levizur automjete te cilat mbanin flamuj kombetare. Ne oren 16.00 ne Kalane e gurte eshte bere ngritja ceremoniale e Flamurit Kombetar. Nderkohe ne oren 17.00 ne sheshin qendror te lagjes "18 Shtatori" eshte zhvilluar nje koncert festiv kushtuar Dites se Pavaresise se Kosoves.
B. Kore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›