E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festimet te "Drenica", leter falenderimi Bushit

Shpallja e Pavaresise se Kosoves diten e djeshme ka bere qe qytetaret e Durresit dhe me gjere te fillojne festimet qe ne oret e para te mengjesit. Ndonese me pak vonese, ne qender te qytetit te Durresit jane vendosur dje flamuj kombetare dhe parulla qe uronin Pavaresine e Kosoves. Banda frymore e qytetit ka ekzekutuar marshe me motive patriotike, nderkohe qe ne qendren e zerit jane vendosur kenge te ndryshme me autore nga Shqiperia dhe Kosova. Ne lokalin "Drenica" ne plazhin e Durresit jane mbledhur qindra njerez per te ndjekur drejtperdrejt transmetimet e televizioneve ne lidhje me zhvillimet ne Prishtine. Skender Kapiti, nje nga pese vellezerit Kapiti, familja e te cileve u shperngul qe ne vitin 1922 nga Presheva e Kosoves, kane falenderuar dhe uruar te gjithe te pranishmit per kete ngjarje historike. Bujar Muharremi, ish diplomat shqiptar ne Prishtine, ka vleresuar rolin e qendres "Drenica", e cila ne vitet 1998-99 u kthye ne nje baze te sigurt nga ku niseshin per ne front djemte e Kosoves qe vinin nga vendet e Perendimit. Gjate ketij tubimi eshte lexuar edhe nje leter falenderimi drejtuar presidentit te SHBA-se Xhorxh W. Bush. Pasdite festa eshte zhvilluar edhe ne hollin e Pallatit te Kultures "Aleksander Moisiu", me nje torte per te uruar Pavaresine.
K. Jaupaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›