Digjet kullota dhe 40 koshere me bletë
Efektivat e policisë së Gjirokastrës kanë ndaluar një 68 vjeçar i dyshuar se ka konsumuar veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr”. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, “nga ana e Seksionit për Krimet Kundër Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, është bërë arrestimi në flagrancë I 68 vjeçarit. Shuret Logli, lindur dhe banues në Gjirokastër
Ai rreth orës 10.00, në vendin e quajtur Virua Gjirokastër, tek ish Parku i Bletëve, ka vënë zjarr në parcelën e tij për të djegur barërat. “Zjarri i favorizuar nga era e fortë ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë edhe një parcelë tjetër ngjitur më të ku brenda kësaj parcele kishte një kompleks bletësh më rreth 40 koshere, në pronësi të dy bletëritësve nga Gjirokastra”, thotë zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai.
Si pasojë e zjarrit rreth 15 koshere janë djegur plotësisht dhe 7 të tjera janë dëmtuar pjesërisht.
Me ndërhyrjen e repartit zjarrfikës dhe të forcave të policisë zjarri u vu nën kontroll deri në shuarjen e plotë të tij duke shpëtuar pjesën tjetër të koshereve më bletë.
Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet proceduriale , si dhe arrestimi në flagrancë i Sh. Loglit për veprën penale të ‘Shkatërrimit të pronës me zjarr”.
Për vatrat e zjarrit të cilat kanë përfshirë ditët e fundit Qarkun e Gjirokastrës janë shoqëruar në policinë lokale rreth 12 persona të dyhsuar si zjarrvënës të qëllimshëm.
B. Kore