E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavije, ambulanca mjekësore për emigrantët

Spitali rajonal i Gjirokastrës do të stacionojë në doganën e Kakavijes një staf të specializuar mjekësor në shërbim të kujdesit shëndetsor për emigrantët. Sipas drejtorit të spitalit Niko Zhulla për të shmangur çdo shqetësim shëndetsor që mund të krijojnë temperaturat e larta tek emigrantët që lëvizin në të dyja anët e kuifrit në mjediset e doganës së Kakavijes do të instalohet një mjet autoambulancë dhe personel mjeksor në shërbim non stop. Sipas mjekëve nisur edhe nga përvoja e viteve të kaluara në rast dyndje të emigrantëve në kufi temperaturat e larta të verës mund të krijojnë shqetësime shëndetsore tek ata dhe kryesisht tek gratë dhe fëmijtë. Sipas drejtorit Zhulla në rast se do të shfaqin shqetësime të tilla shëndetsore emigrantët do të marrin menjëherë ndihmën e parë mjekësore nga stafi i “bluzave të bardha” i stacionuar në Kakavije.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›