E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindblad: Letra e Topallit, dëmton imazhin e Shqipërisë

Gjatë një interviste ekskluzive për televizionin News24, Kryetari i komitetit politik në këshillin e Evropës Goran Lindblad u shpreh se letra që kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ka dërguar në Këshillin e Evropës nuk bën gjë tjetër vecse dëmton imazhin e Shqipërisë. 

TIRANE- Kryetari i komitetit politik në këshillin e Evropës Goran Lindblad është shprehur ashpër në lidhje me letrën që kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ka dërguar në Këshillin e Evropës me kërkesën për shkarkimin e Aleksandër Biberaj nga posti i zv,presidentit të Asamblesë parlamentare të këtij këshilli. Gjatë një interviste ekskluzive për televizionin News24, Lindbland u shpreh se ngjarje të tilla nuk bëjnë gjë tjetër vecse dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Duke komentuar vendimin e kreyeparlamentares për të zëvendësuar Biberajn me Ilir Rusmajlin, Ai thekson se nëse veprimi bie në kundërshtim me rregullat parlamentare, atëherë jemi përballë një gabimi vërtet të papranueshëm.
“Nëse zoti Biberaj është sjellë në mënyrë korrekte, dhe unë e besoj këtë gjë, atëherë shkarkimi i tij është shkelje e rëndë e ligjit shqiptar dhe shkelje e kritereve që Shqipëria ka pranuar në momentin që i është bashkuar Asamblesë parlamentare të KE-së!-ka thënë kryetari i komitetit politik në Këshillin e Evropës.
Lindbland thekson se një përplasje e tillë brenda një force politike, dëmton njëkohësisht imazhin e partisë dhe të vendit. Ndër të tjera ai ka hedhur si alternative edhe ndonje presion të mundshëm që i është bërë kryetares së parlamentit për të zëvendësuar Biberajn dhe paralajmëron sanksione të ashpra për palën Shqiptare në një situatë kur rrezikohet shkarkimi i Biberaj. Një nga sanksionet mund të jetë shfuqizimi i votës për delegacionin Shqiptar.

Kërkesa pritet të merret në shqyrtim nga vete presidenti i asamblesë. Diskutimi për kete ceshtje do të bazohet në kuadrin , nëse kërkesa është bërë brenda të gjitha rregullave të organizimit të kuvendit shqiptar apo jo.
Biberaj pretendon se kërkesa për shkarkimin e tij nga kryetarja e kuvendit është bërë në kundërshtim të plotë me rregulloren e parlamentit.
Ndërkaq vetë Topalli e ka argumentuar kërkesën për shkarkimin e Biberajt me abuzimet me financat e kuvendit për shkak të udhëtimeve të paautorizuara nga Kuvendi drejt Strasburgut.

(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›