E Diel, 1 Nëntor 2026

Me rezultatet trevjeçare të PD-së, ndihemi të sigurt në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme

Deputeti Ferdinand Xhaferri, në një intervistë për gazetën “55” komenton procesin e reformave dhe të arritjeve të qeverisë në këto tre vite. Sipas tij, reformat e qeverisë “Berisha” arritën jo vetëm të ndryshojnë imazhin e vendit por edhe t’i japin Shqipërisë statusin e vendit partner me vendet më demokratike në botë. “Berisha dëshmoi se di t’i japë Shqipërisë fytyrën e ligjit dhe të zhvillimit”, thotë ai Si e komentoni procesin e reformimit tërësor të realizuar nga qeveria Berisha? Reformat e qeverisë Berisha arritën që në harkun e vetëm tre viteve jo vetëm të ndryshojnë imazhin e vendit, por edhe t’i japin Shqipërisë statusin e një vendi partner në raport me  vendet më demokratike në botë. Sot, Shqipëria jo vetëm ka marrë ftesën për anëtarësim në NATO, por është konfirmuar tashmë që në Samitin e vitit që vjen, pra në Prill të 2009,  do të jemi anëtare me të drejta të plota në Aleancë. Berisha dëshmoi se di t’i japë Shqipërisë fytyrën e ligjit dhe të zhvillimit dhe kjo duket si në luftën ndaj krimit, edhe në mbledhjen e të ardhurave, edhe në rritjen e pagave, edhe në kufizimin e shpenzimeve, edhe në investimet madhore në infrastrukturë, edhe në bumin e investimeve të huaja, edhe në infrastrukturën zgjedhore që po përgatitet. Pra, Shqipëria dhe shqiptarët kanë veshur kostumin evropian dhe vitin që vjen pritet të marrin edhe pasaportat që do t’i dërgojnë pa viza në Evropë. Në kuadrin e reformës ekonomike, çfarë mund të thoni për nënshkrimin e marrëveshjeve midis vendit tonë dhe Italisë për realizimin e projekteve për prodhimin e energjisë? Vëmendja që ka treguar kjo qeveri për investimet në sektorin energjetik tregon më së miri se kemi një qeveri që punon mbi bazë të prioriteteve dhe ka një vizion të qartë se kush është e ardhmja e këtij vendi. Energjia është dhe do te mbetet edhe për vitet që vine një nga gjeneruesit kryesore të rritjes ekonomike dhe qeveria po merr masa për të garantuar edhe në të ardhmen zhvillimin e sigurt ekonomik të vendit. Natyrisht që duke zgjedhur si partner Italinë, një vend fqinj por që klasifikohet tek vendet më të industrializuara në bote, qeveria dëshmon se di të orientohet më së miri edhe në shërbim te interesave kombëtare të vendit. Për sa i përket reformës elektorale, cilat do të jenë avantazhet që do të sjellë aplikimi i sistemit të ri elektoral? Jo vetëm sistemi i ri elektoral por edhe e gjithë infrastruktura zgjedhore që ka përgatitur kjo qeveri kanë krijuar për herë të parë besimin në këtë vend se do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo qeveri i la hapësira opozitës si në përzgjedhjen e sistemit elektoral, edhe në konceptimin e shumë neneve të Kodit. Kjo bëri që për herë të parë në këto 18 vite opozita të kishte edhe aksesin, edhe vendimmarrjen, edhe transparencën edhe balancën në proces. Pra, për herë të parë kemi një besim të opozitës, kryesore ne vend se zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme. Pra, bashkë me sistemin e ri elektoral ne sollëm  edhe një standard të ri dhe cilësi te re për zgjedhjet. Duke ndjekur këtë linjë shpjegimi, nuk mendoni se opozita është më e favorizuar nga sistemi? Ne mendojmë se zgjedhjet nuk fitohen duke qene i favorizuar nga sistemi. Ne mbetemi të bindur se me përkushtimin tonë, seriozitetin në punë dhe rezultatet konkrete që kemi arritur jemi te favorizuar nga qytetarët dhe kjo na bën të ndjehemi të sigurt në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. Intervistoi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›