Digjet makina e gazetarit Mero Baze

Makina e drejtorit të gazetës Tema,Mero Baze shpërtheu rreth orës 03 të mesnatës duke u gdhire data 31 dhjetor pas një zjarri të qëllimshëm provokuar në pjesën e pasme të saj ndërkohë që kishte rreth 4 orë e gjysëm që ishte e parkuar para pallatit ku ai banon prej dhjet vitesh. Forcat e policisë dhe zjarrëfikësja mbritën në vendngjarje rreth orës 03 të mëngjest dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Paniku mbërtheu banorët e pallatit, pasi zjarri mund të depërtonte tek makinat e tjera të parkuara. Makina e zotit Baze, një BMW 530, me benzinë shpërtheu pas 20 minutash dhe u dogj plotësisht. Ngjarjen e pikasi fillimisht i biri i tij 15 vjeçar i cili ishte ende zgjuar kur dëgjoi alarmin e makinës. Pas u zgjua nga gjumi prej djalit të tij, i cili e lajmëroi se makina kishte marr flakë, zoti Baze lajmëroi autoritet e policisë të cilat e këshilluan të mos i afrohej vendit të ngjarjes. Pasi mbriti në vendngjarje policia dokumentoi vendin e krimit dhe mori dëshmitë e zotit Baze dhe djalit të tij. Në vendgjarje ishin dhe banorë të pallatit që u ngritën të shqetësuar nga gjumi pas shpërthimeve që vinin prej makinës.