Gjykata e Durresit vendosi 25 vite burg per Shaban Noren
Gjykata e Shkallës së parë në Durrës vendosi 25 vite burg për Shaban Noren, 81 vjeç, i cili akuzohet se ka vrarë dhe më pas gjymtuar, 18 vjeçaren shtetzene Ajshe Vata.
Norja u shfaq i përlotur dhe thellësisht i penduar duke deklaruar që "vetëm une dhe Zoti e di se sa jam penduar për vrasjen e vajzës".
Avokati mbrojtës i tij , kërkoj dënim të lehtësuar për shkak se klienti ishte i penduar, por edhe për shkak të moshës së vjetër.
Në seancën me pare Prokuroria e Durrësit kërkoi burgim të përjetshëm, nën akuzën e vrarjes në rrethana cilësuese dhe 5 vite burg për armëmbajtje pa leje, por trupi gjykues vendosi te japë gjykim të shkurtuar.