Leka Zogu I ende në gjendje kritike

“Në orën 23:30 të ditës së premte më 25 nëntor, Mbreti Leka I pësoi një arrest kardiak dhe për pasojë u intubua deri në rikthimin e punës së zemrës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe trajtimit përkatës, u arrit një stabilizim i gjendjes së Mbretit. Mbreti Leka është vigjil dhe ka dhënë shenja të komunikimit me L.T. Princin Leka por mbetet me frymëmarrje të asistuar dhe vazhdon ndjekjen nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e pandërprerë të mjekëve ndërsa gjendja e tij ngelet kritike”, thuhet në njoftimin për shtyp të Oborrit Mbretëror.
Leka Zogu ndodhet i shtruar në reanimacionin e spitalit Nr.5 në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë që prej datës 17 nëntor./Start/
2011-11-27 14:02
Leka Zogu ndodhet i shtruar në reanimacionin e spitalit Nr.5 në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë që prej datës 17 nëntor./Start/
2011-11-27 14:02