E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi i NATO-s në Pakistan, vendi rishikon lidhjet me SHBA-të

Pakistani ka urdhëruar një rishikim të bashkëpunimit me SHBA-të dhe NATO-n pasi aleanca goditi një pikëkontrolli të ushtrisë pakistaneze duke i marrë jetën të paktën 24 personave. Një komitet i kryesuar nga kryeministri Jusuf Raza Gilani, ka vendosur të ndërpresë linjat e furnizimit të NATO-s në Afganistan. Një zëdhënës i NATO-s ka pranuar se ka shumë gjasa që një avion i NATO-s të qëndrojë pas sulmit në kufirin afgan. SHBA-të kanë nënvijëzuar ndërkohë rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe thotë se mbështet plotësisht planin e NATO-s për hetime. Një zyrtar i lartë i NATO-s ka ngushëlluar Pakistanin për jetët e humbura dhe ka deklaruar se alaenca po heton se si ka ndodhur incidenti. Kryeministri Gilani e ka quajtur sulmin një shkelje të rëndë të sovranitetit të Pakistanit. Korrespondentët në Islamabad nënvijëzojnë ndërkohë se ky mund të jetë një gabim i rëndë i NATO-s që varet shumë nga trajektorja që kalon nëpër Pakistan, për furnizimet e personelit të saj të angazhuar në Afganistan.  Një takim i komitetit të mbrojtjes i thirrur nga Gilani, i kërkoi qeverisë të rishikojë të gjitha programet, aktivitetet dhe marrëveshjet e bashkëpunimit me SHBA-të dhe NATO-n, përfshirë marrëdhëniet diplomatike, politike, ushtarake dhe të inteligjencës. Qeveria pakistaneze ka thirrur të japë shpjegime edhe ambasadorin amerikan. Mbrëmjen e së shtunës, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta dhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, lëshuan një deklaratë në të cilën shprehnin keqardhjen për jetët e humbura dhe mbështetjen e plotë për hetimin e nisur nga NATO mbi incidentin. Sulmi ndodhi në një pikë kontrolli në Salala, rreth 2.5 km larg kufirit afgan, në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Ushtria pakistaneze tha se helikoptere dhe avionë luftarakë qëlluan mbi dy postat kufitare duke vrarë 24 persona e duke plagosur 13 të tjerë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Pakistan, 8 të vdekur nga sulmet e NATO-s
  2. Sulm në Afganistan, vriten ushtarët e NATO-s
  3. Pakistan, doktori akuzohet për tradhti pasi ndihmoi CIA-n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›