Topi feston ditën e Pavarësisë me shqiptarët në Torino

Zyra për shtyp e Presidencës bën të ditur sot se, në një atmosferë tepër të ngrohtë e emocionuese, Presidenti Topi iu drejtua të gjithë bashkëkombësve tanë si dhe autoriteteve italiane të pranishme në këtë veprimtari artistiko-kulturore, duke thënë: “Miqësia midis popullit shqiptar dhe atij italian është sa e vjetër aq dhe e mbushur me një respekt reciprok për historinë e lashtë të dy vendeve tona. Këtë vit, populli italian festoi 150-vjetorin e bashkimit, kurse populli shqiptar do të festojë vitin që vjen jubileun e madh, 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Pra, nuk është e rastit që ky aktivitet sot zhvillohet në prag të festës së madhe për gjithë shqiptarët kudo në botë, në ditën e 28 Nëntorit, shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”.
Pasi shprehu mirënjohjen, nderimin dhe gëzimin që ndodhej në Torino me ftesë të kryebashkiakut Fasino për të përkujtuar njëzetvjetorin e fillimit të emigracionit modern të shqiptarëve, Presidenti theksoi se “së bashku po festojmë një ngjarje që nuk u takon vetëm shqiptarëve, por edhe italianëve”.
Gjërat kanë ndryshuar për mirë, shtoi Kreu i Shtetit, duke vënë dukje se “sot Shqipëria ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore, por falë edhe bashkatdhetarëve tanë, të cilët kanë shkuar në emigracion dhe asnjëherë nuk e kanë harruar vendin e tyre”. Në vijim, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë së bashku me të pranishmit ndoqën koncertin e pianistes virtuoze shqiptare Elda Laro, me pjesë të zgjedhura nga kompozitorë të shquar të muzikës klasike italiane, botërore, por edhe asaj shqiptare.
/Start/E.B/
2011-11-27 12:53