E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet në kabinën elektrike 62-vjeçari

Lënia jashtë kontrollit e kabinave
elektrike ka rrezikuar seriozisht
jetën e një individi. Ndryshe nga të
tjerë që kanë gjetur vdekjen në to,
shtetasi Eqrem Ismaili ka pasur fat,
ndonëse është dëmtuar rëndë dhe
ka marrë shumë plagë djegieje në
trup. Ngjarja ndodhi në fundjavë
në zonën e Plazhit, ku jeton i dëmtuari.
Burime nga policia thanë se
Ismaili, 62 vjeç, lindur në Librazhd
dhe banues në sektorin "Hekurudha"
të plazhit në Durrës, ka hyrë
në një kabinë elektrike për të rregulluar
linjën e tij elektrike. Kabina i
përket filialit nr.71 dhe ndodhet tek
ish-hotel "Kruja". Nga hetimet e
para rezulton se nga pakujdesia ai
ka rënë në kontakt me rrymën elektrike
dhe është dëmtuar rëndë,
duke u djegur në trup. Ai është dërguar
nga familjarët në Spitalin Ushtarak
në Tiranë për ndihmë mjekësore
dhe ndodhet jashtë rrezikut
për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›