Goditet me mjete të forta faturisti i OSSH-së
Ka qenë duke faturuar energjinë
elektrike në fshatin Bardhaj të
Komunës Lumas në Rrethin e Beratit,
por pasi ka përfunduar leximin
e matësve, ka rënë pre e
dhunës. Kjo i ka ndodhur dje në
mesditë faturistit Shahin Meçka,
50 vjeç. Burime nga vendi i ngjarjes
pohojnë se sapo faturisti ka përfunduar
leximin e matësve të energjisë
të abonentëve dhe ka dalë në
qendër të fshatit për të shkuar në
fshatin fqinj, është goditur në kokë
me mjete të forta nga një banor i
fshatit. Burime të policisë bëjnë me
dije se 40-vjeçari Barjam Reka ka
goditur faturistin duke e lënë të
plagosur. Më pas, banorët e fshatit
i kanë ardhur në ndihmë të plagosurit,
duke e shoqëruar për në spitalin
e Beratit. Forcat e policisë
kanë shoqëruar më pas për në
dhomat e paraburgimit 40-
vjeçarin Reka, i cili kishte dhunuar
faturistin me pretendimin se i kishte
faturuar më shumë energji.
elektrike në fshatin Bardhaj të
Komunës Lumas në Rrethin e Beratit,
por pasi ka përfunduar leximin
e matësve, ka rënë pre e
dhunës. Kjo i ka ndodhur dje në
mesditë faturistit Shahin Meçka,
50 vjeç. Burime nga vendi i ngjarjes
pohojnë se sapo faturisti ka përfunduar
leximin e matësve të energjisë
të abonentëve dhe ka dalë në
qendër të fshatit për të shkuar në
fshatin fqinj, është goditur në kokë
me mjete të forta nga një banor i
fshatit. Burime të policisë bëjnë me
dije se 40-vjeçari Barjam Reka ka
goditur faturistin duke e lënë të
plagosur. Më pas, banorët e fshatit
i kanë ardhur në ndihmë të plagosurit,
duke e shoqëruar për në spitalin
e Beratit. Forcat e policisë
kanë shoqëruar më pas për në
dhomat e paraburgimit 40-
vjeçarin Reka, i cili kishte dhunuar
faturistin me pretendimin se i kishte
faturuar më shumë energji.