E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet punishtja e drurit në Tiranë, plagoset zjarrfikësi

Një zjarr i madh ka përfshirë një punishte druri në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në periferi të Tiranës, në zonën e Freskut pranë banesës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, ku një punishte druri druri është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrëfikëset, të cilat kanë arritur të lokalizojnë vatrën e zjarrit , ndërsa po punojnë për shuarjen e plotë të tij. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale. Për shuarjen e zjarrit kanë ardhur në ndihmë edhe zjarrëfikëse të tjera të kryeqytetit, krahas atyre të Kinostudios të cilat janë pozicionuar të parat në aksion, por fatkeqësisht nuk është mundur të shpëtohet asgjë prej saj dhe e gjithë ndërtesa është shkrumbuar e tëra. Operacioni për shuarjen e zjarrit po vështirësohet së tepërmi, pasi e gjithë ndërtesa është e mbushur me lëndë drusore, deri dhe në konstruktin e ndërtesës. Në shuarjen e zjarrit po kontribuojnë edhe vetë banorët e kësaj zone, ndërsa janë evaukuar gratë dhe fëmijët rreth e përqark. Ndërhyrja po realizohet vetëm në njërën anë të të kësaj punishtjeje, pasi në anët e tjera është e pamundur për shkak të banesave të tjera që ndodhen rreth e përqark saj. Ne pune e siper per shuarjen e flakeve ka mbetur i plagosur nje nga zjarrfikesit. Mesohet se ai ka pesuar demtime ne pjese te ndryshme te trupit dhe ka domosdoshmeri trajtimin spitalor. Nuk dihen shkaqet që kanë provokuar një incident të tillë, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›