E Shtunë, 31 Tetor 2026

ShBA, shitet Kushtetuta e Uashingtonit

Kopja origjinale e Kushtetutës amerikane të George Washingtonit, është shitur në ankand për vlerën prej 9.8 million dollarësh. Ankandi është zhvilluar të premten në New York , duke shënuar kështu nëj rast të vecantë në histori. Lajmi është bërë i ditur nga shtëpia e ankandeve Christie`s. I njohur si Akti i Kongresit, apo Libri me shënimet e vetë Presidentit të parë, është shtypur në vitin 1789, që shënon edhe vitin e tij të parë në detyrë.
 

Vlera fillestare e tij shkonte prej 2 deri 3 milionë$, por oferta rriti çmimin për shkak të vjetërsisë së këtij objekti, që saktësisht është një material 223-vjeçar. Historianët thonë se shënimet e Uashingtonit janë ato që e bëjnë librin kaq të vlefshëm. I lidhur me lëkurë libri është përshkruar në gjendje pothuajse të pacënuar dhe i vulosur me stemën e familjes Uashington. Ai gjithashtu përmban aktet e para të Kongresit, të cilat përfshinin legjislacionin për të krijuar shtetin, gjyqësorin, departamentet e mbrojtjes dhe thesarit të qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›