Tepelenë, zbulohet parcela me 685 bimë kanabis sativa
Zbulohet një parcelë me kanabis sativa në Tepelenë. Policia e këtij qyteti ka zbuluar një parcelë të mbjellur melëndë narkotike në komunën e Kurveleshit, të llojit ka kanabis sativa në vendin e quajtur LlufeTepelenë. Sipas policisë parcela numëronte në të 685 bimë kanabis sativa, të cilat janë asgjesuar menjëherë nga uniformat blu. Ndërkaq policia ka shpallur në kërkim dy të rinj, të dyshuar si autorë dhe pronarë të parcelës me drogë.
Një ditë më parë, në vendin të njohur dhe si fabrika e kultivimit të drogës në Shqipëri, Lazarat, u sekuestruan 600 fidanë kanabis , 100 kg marijuanë dhe një parcelë me farë kanabis, ndërsa u arrestuan poseduesit e saj.