Digjet raundi i dytë për Presidentin, Arvizu takon Ramën dhe Berishën

Edi Rama dhe Aleksander Arvizu / Foto arkiv
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë në përfundim të raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit ka nisur një takim me liderin e opozitës.
Aleksandër Arvizu në takimet që ka zhvilluar me Ramën ka theksuar se presidenti duhet të zgjidhet me një shumicë sa më të cilësuar. Madje në një prej takimeve të zhvilluara në selinë e PS-së bëri thirrje që kreu i shtetit të zgjidhet që në raundin e parë.
Por situata nuk po shkon aspak sipas direktivave të ambasadorit amerikan. Kuvendi ka djegur edhe raundin e dytë për shkak se nuk është paraqitur asnjë kandarit për votimi.
Pak minuta pas takimit me Ramën, ambasadori amerikan ka nisur një takim me kryeministrin, Sali Berisha.
Arvizu duke vlerësuar lëshimet e dy palëve, mazhorancës dhe opozitës, tha se duhen inkurajuar të dy palët pasi nënvizoi si të dy palët po përpiqet për të nxjerr një kandarit. /F.S/