Digjet shtëpia, 3 fëmijët i shpëton lagjja
19/05/2010 Të miturit të moshës 2-9 vjeç vetëm në banesë, po luanin me çakmak. I nxjerrin disa të rinj
DURRES- Zjarri i rënë në banesën e shtetasit Kujtim Tafciu në Rrushkull të Durrësit ka vënë në rrezik jetën e 3 fëmijëve të familjes dibrane. Flaka ka marrë në pak minuta të gjithë banesën e ndihmuar edhe nga era e fortë, e cila e ka futur gjuhën e flakës në të gjitha dhomat.
Zjarri
Policia ka thënë se asgjë nuk ka shpëtuar nga djegia dhe se në kohën e rënies së flakës në banesë kanë qenë tre fëmijët e shtetasit Tafciu. Babai i fëmijëve 34-vjeçari Kujtim Tafciu nuk ka qenë në shtëpi në kohën e rënies së zjarrit dhe se të gjitha përpjekjet për të shpëtuar fëmijët janë zhvilluar vetëm nga banorët e lagjes. Burime policore thonë se 3 fëmijët janë nxjerrë nga shtëpia pas ndërhyrjes së disa të rinjve të fshatit Rrushkull, fshat që gjendet rreth 25 km larg nga Durrësi. Paraprakisht flitet se zjarri është provokuar nga një çakmak në duart e fëmijëve të moshës 2 deri në 9 vjeç. Ata kanë nisur të lozin me njëri-tjetrit dhe duke ndezur çakmakun i kanë vënë flakën mobilieve dhe orendive shtëpiake prej druri. Dy mjete zjarrfikëse janë nisur në pak kohë drejt vendit të ngjarjes, ndërsa të tre fëmijët e familjes Tafciu janë transportuar për në spital ku edhe u është dhënë ndihma e parë. Të vegjlit kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit shkaktuar nga djegia, por mjekët kanë thënë se ata e kanë kapërcyer pragun kritik të jetës. Mjetet e shuarjes së zjarrit e kanë pasur të pamundur të vendosin nën kontroll gjuhën e flakëve për shkak të erës shumë të fortë. Policia ka deklaruar se zjarri ka rënë nga pakujdesia e fëmijëve dhe se e tërë shtëpia njëkatëshe është djegur. Familja Tafciu e kishte ndërtuar banesën vetëm 8 vite më parë, ndërsa tani do i duhet të rinisë nga e para ngritjen e strehës. Familjarët janë vendosur në një banesë pranë shtëpisë së djegur në pritje për të nisur nga e para themelet e banesës.