E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva në ditën e 19-të, 62 grevistë në spital

Greva e urisë e deputetëve socialistë dhe mbështetësve të tyre ka hyrë sot në ditën e 19-të të saj. Paraditen e sotme, deputeti i Vlores Eltar Deda, eshte larguar nga cadra, ndersa mesnatën e të martës një tjetër grevist eshte derguar ne spital. Anila Batalli, nga Elbasani u dërgua në spital rreth orës 00.05 të mesnatës pas shqetësimeve të rënda shëndetësore.

Largimi i saj e çon në 62 numrin e grevistëve që kanë ndërprerë grevën. Nderkaq gjendja shëndetësore e grevistëve të tjerë vazhdon të rëndohet. Socialistët shprehen të vendosur ne vazhdimin e protestës së tyre, ndërsa grevistët që kanë lënë cadrat si pasojë e përkeqësimit shëndetësor do të zëvendësohen nga të tjerë.

Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 19 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›