Shkolla private bllokon qendrën shëndetësore
19/05/2010 Ngre murin, nuk lë qytetarët të hyjnë. Preteksti: Marrin infeksione nxënësit
Në një godinë dhe qendra dhe shkolla, pritet ndërhyrja e bashkisë
DURRES- Një shkollë private në Shkozet të Durrësit ka paralizuar të gjithë aktivitetin e mjekëve dhe infermierëve të qendrës së lagjes më të madhe në bashki. Afro 30 mijë banorë në Shkozet prej dy ditësh kanë mbetur pa shërbim shëndetësor për shkak se ambientet e qendrës shëndetësore u bllokuan nga një subjekt privat. Prej dy ditësh banorë të moshave të ndryshme nuk kanë mundur të kontaktojnë me mjekun e familjes, pasi pronari i objektit të marrë me qira ka ndërtuar një mur të lartë duke ndaluar kështu çdo mundësi për të hyrë e për të dalë në qendrën e shëndetit. Mjekët dhe personeli ndihmës nuk kanë pasur asnjë dijeni për këtë veprim të pronarit të shkollës private 9-vjeçare. Bluzat e bardha janë përballur me këtë situatë në ditën e parë të javës dhe sipas kryeinfermieres Nazmie Metra, muri në godinë është ndërtuar në fundjavë, pikërisht në kohën e pushimit javor. Që prej dy ditësh 27 mjekë e infermierë të kësaj qendre qëndrojnë me duar të kryqëzuar duke pritur lirimin e hyrjes për në qendër. Shkolla private është në katin e dytë, kurse qendra që shërben për vizitë mjekësore dhe rekomandim për tek mjeku specialist është në katin e parë. Në bazë të një urdhri që ka lëshuar Drejtoria e Shëndetit Publik qendra ka vendosur në korridor një sallë recepsioni me qëllim që pacientët të kalojnë nga aty për tek mjeku përkundrejt prerjes së mandatit. Pikërisht recepsioni thuhet se është bërë edhe pjesë e sherrit. Pronari i shkollës private Pajtim Çafuli ka justifikuar ndërtimin e murit në mes të korridorit me pohimet se nxënësit e tij rrezikoheshin të prekeshin nga infeksionet në kohën kur hynë apo dalin nga shkolla. Kjo shkollë ka hyrë në një godinë shtetërore, ashtu si dhe shërbimi shëndetësor. Të dy paguajnë qira për llogari të shtetit, ndërsa Çafuli ka pohuar se ka leje nga KRRT-ja e bashkisë për këtë. Policia ka dy ditë që qëndron në trotuar, por pa mundur të kryejë asnjë lloj veprimi për të liruar derën e qendrës. Nga ana tjetër dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme, nga bebe deri tek të moshuar, kanë qëndruar në këmbë në pritje të një vendimi për ta hapur qendrën shëndetësore. Pavarësisht ankesave të qytetarëve situata nuk ka ndryshuar, ndërsa drejtori i Shëndetit Publik Vasil Ziu ka depozituar edhe kërkesën për të liruar godinën. Bashkia nga ana e saj ka thënë se nuk ka dhënë asnjë leje për ndërtimin e murit që u bë shkak për të paralizuar shërbimin shëndetësor ndaj popullatës. Dje dhjetëra banorë kanë paralajmëruar se mosndërhyrja nga bashkia, Shëndeti Publik apo policia do përdorin forcën për të liruar katin e parë. Dhjetëra gra me bebe në dorë apo edhe të moshuar nuk kanë pasur mundësi të bëjnë injeksionet, vizita e as të marrin rekomandime për tek specialisti. Banorët madje kanë kërkuar që bashkia të ndërpresë kontratën me subjektin privat, duke e detyruar të largohet nga godina e shtetit. Deklarime të tilla kanë vënë në punë policinë, bashkinë dhe Inspektoratin Ndërtimor që pritet të shembin murin para se qytetarët ta bëjnë vet një veprim të tillë.