Jetimët, Uidhers përkrah Topit
19/05/2010 Ditë kombëtare
Presidenti i Republikës Bamir Topi me ambasadorin e SHBA-ve Xhon Uidhers në krah ka marrë pjesë në veprimtarinë kulturore të organizuar dje nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë në përkujtim të 20 Majit, Ditës Kombëtare të Jetimëve Shqiptarë. Gjatë fjalës së tij me këtë rast kreu i shtetit lëshoi apelin për më tepër angazhim të të gjithë shoqërisë shqiptare në mbështetje të integrimit të plotë dhe të barabartë të këtyre fëmijëve në jetën dhe zhvillimin e vendit. Në këtë ceremoni ai dekoroi Evanthi Cikon me Medaljen e Mirënjohjes dhe Ema Qazimin me titullin “Mjeshtre e Madhe”, por nga ana tjetër iu dorëzua nga drejtori i përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë Ilir Çumani titulli “Simbol i Vlerave Humane” në shenjë vlerësimi dhe respekti të madh për gjithë mbështetjen që kreu i shtetit ka dhënë gjatë gjithë veprimtarisë së tij institucionale për sensibilizimin e shoqërisë për përkushtim dhe vëmendje ndaj nevojave të komunitetit të jetimëve shqiptarë.