Vdes ish-presidenti i Maqedonise Kiro Gligorov

Mbreme ne Shkup ka nderruar jete ish-presidenti maqedonas Kiro Gligorov. Ai ishte 94 vjec. Zoti Gligorov qendroi per dy mandate si president se pari ne fillim te vitit 1991 i zgjedhur nga Parlamenti periudhe kjo kur e drejtoi vendin gjate pavaresise dhe mandatin e dyte ne vitin 1994 e fitoi ne zgjedhje popullore.
Ai i mbijetoi nje atentati me nje makine-bombe ne tetor te vitit 1995 ne qender te Shkupit. Kur e perfundoi mandatin ne vitin 99 ishte tetedhjete e dy vjec.
Me rastin e vdekjes se ish-presidentit Gligorov autoritetet maqedonase e kane shpallur diten e neserme si dite zie.