Digjet shtëpia në mesnatë, shtëpojnë familjarët
Korçë-Flakët e zjarrit kanë përpirë një banesë në qytetin e Leskovikut mesnatën e mbrëmshme. Banesa e Edmond Culanit është djegur, teksa personat e kësaj familje kanë qënë në gjumë.
Fatmirësiht pjestarët e familjes që në momentin e parë të shfaqies së zjarrit kanë dalë jashtë shtëpie dhe kanë lajmëruar zjarrfikset, duke shpëtuar jetën e tyre. Shkak për rënien e zjarrit mendohet se është bërë rrjeti elektrik i amortizuar i shtëpisë, ku një shkëndijë elektrike ka përfshirë në flakë banesën e familjes Culani.