Zgjidhet kreu i ri i PS-së Korçë, Ilir Pendavinji
Korçë-Pas zgjedhjeve të zhvilluara në selinë e PS Korçë për kryetarin e PS, komisioni ka publikuar emrin e kandidatit fitues. Ai është Ilir Pendavinji me detyrë shef i kabinetit në bashkinë e qytetit të Korçës. Zgjedhjet për kryetar të PS-së në Korçë zhvillohen pas dorëheqies të kryetarit të kësaj partie Artan Loci disa ditë më parë.
Tre kanë qënë kandidaturat që kanë konkuruar për kreun e kësaj dege, Ilir Pendavinji, Erion Nexhipi, biznesmen dhe Vladimir Konomi aktualisht i pa punë me profesion agronom. Ilir Pendavinji anëtar i PS-së që nga viti 2004 është shprehur se do të punojë për të fituar zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Gjatë votimit kanë qënë të pranishëm edhe deputetët Ben Blushi dhe Alfred Dalipi.