E Diel, 1 Nëntor 2026

Komunizmi, Braçe: Medalje dhe foto për Berishën

Tiranë-Deputeti Erjon Braçe ka gjetur një mënyrë krejt origjinale për t’i kujtuar Kryeministrit të vendit Sali Berisha lidhjet e tij me komunizmin. Një foto dhe një medalje. Sipas Braçes medalja i është dhënë Berishes nga Enver Hoxha për sukses në punen e prishjes se kishave dhe xhamive në vend, ne vitet 70. Ndërsa në foto është Sali Berisha me Simon Stefanin ish-sektretar i komunitetit qendror, pamje e fiksuar në celuloid vite më parë. Kjo dy relike Braçe ia dhuroi drejperdrejt Berishes, nga foltorja e Parlamentit.

Në kohën kur shpresat e ish-të përndjeurve politik ngjallen disi, kur dëgjojnë se do të hapen dosjet, opozita iu kujton atyre se kush është ai që i premton me kaq force se do nxjerr ne pah krimet e komunizmit. Një njeri shumë pranë diktatorit Enver Hoxha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›