Zamir Shtylla i përgjigjet Berishës: Po më denigroni për shkak të detyrës
Tiranë-Prokurori fort i lakuar nga Kryeministri i vendit me rastin e ligjit të dosjeve, Zamir Shtylla, ose siç njihet ndryshe prokurori i “Gerdecit”, ka deklaruar sot se Berisha po e denigron për shkak të detyrës që mban aktualisht. Në një njoftim zyrtar për shtyp te nisur sot nga zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme, thuhet se “Përpjekjet e bëra së fundmi, duke më atribuar veprime që nuk janë kryer prej meje, i konsideroj abuzive, për të denigruar figurën time dhe presionin për shkak të detyrës zyrtare që aktualisht kryej”.
Ndërkohë Shtylla ndalet edhe në një pretendim tjetër ngritur nga një shtetas që thotë se është hetuar nga prokurori Shtylla në kohën e komunizmit. “Gjatë gjithë karrierës sime si prokuror dhe hetues nuk kam patur proces hetimor me zotin Gezim Peshkopia apo pjesetare te familjes se tij. Deklarimi publik në media se Z.Gezim Peshkopia është hetuar prej meje në vitin 1975, është i pavërtetë dhe ritheksoj edhe njëhere se me këtë person nuk kam pasur asnjë raport, të lidhur me punën time. Unë kam filluar punë në gusht të vitit 1976 një vit më vonë nga sa Z.Peshkopia pretendon se është hetuar”. Kështu shkruhet në njoftimin për shtyp.
Projektligji i pastertisë së figurës së zyrtareve të lartë ka doza të forta goditje ndaj prokuroreve dhe gjykateve. Edhe vetë kryeministri Berisha e ka dekjlaruar këtë teksa ka përmend me emra disa prokurorë që kanë punuar si të tillë edhe në kohën e komunizmit. Në bazë të ligjti këta prokurorë duhet të lënë detyrën. Mes tyre janë prokurorët që aktualisht po hetojnë dosje si rruga Durrës-Kukës, Zhdukja e Remzi Hoxhës, dosja Fazlliç, dosja e Gerdecit, etj.