Miratohet në Kuvend ligji i Dosjeve me 74 vota pro dhe 2 kundër
Tiranë-Është miratuar sonte nga Kuvendi i Shqipërisë, ligji për “Pastërtinë e Figurave”. Me votat e 74 deputetëve por dhe 2 kundër ligji më i debatuar në Shqipëri shkon tashmë për dekret tek Presidenti. Ky ligji u miratua vetëm me votat e të djathtëve, ndërsa opozita nuk mori pjesë fare në seancës. Ndërkohë një përfaqësues i saj, nënkryetari i Grupit Parlamnetar të PS-së, Erjon Braçe në fillim të seancës ka shpjeguar edhe një herë aryet se pse ky ligj abandonohet nga opozita.
Diskutimet për këtë ligj sonte nuk kanë zgjatur shumë. Ligji u kundërshtua nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe dhe deupteti i LSI-së, Pëllumb Xhufi. Ndërsa deputeti i LDK-së, Nkoll Lesi kërkoi që në ligjin për pastërtinë e figurave të përfshihen edhe kryeredaktorët e mediave të mëdha. Kjo pikë u kundërshtua nga Kryeministri i cili tha se në variantin e parë të ligjit për dosjet në ’95 unë e shkorva me dorën time këtë nen por u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
I ashpër ka qenë fjalimi i Braçes në këtë seancë, i cili i ka kujtuar Berishës medaljet që ka marrë në kohën e partisë së punës si idhtar i saj dhe tani vjen e sjell një lidh për të prekurit e këtij sistemi. PS ka pasur një qendrim të qartë për këtë ligj. “Jemi pro ligjit të hapjes së dosjve por jo në këtë variant ku iu bëhet revansh gjykatave dhe prokurorive”, tha Braçe. Më tej ai ka mbajtur qendrim kritik edhe ndaj shprehjes së Berishës sot në grupin e PD-së ku tha se Shqiëria është vend i lirë. Në kërë rast Braçe e pyeti Kryeministrin se nga kush ke frikë se po të cënohet liria. Nga ShBA apo nga Europa që ta ka kundërshtuar këtë ligj?.
Një pyetje pa përgjigje kjo, pasi Berisha sapo ka marrë fjalën është shprehur se “opozita mungon sot në sallë sepse është strukur në arkivat e dosjeve sepse ka frike nga hapja e tyre”. Sipas tij partia mëmë e socialistëve, Partia Komuniste ka bërë krime makabre për të cilat PS nuk kërkoi asnjëherë falje publike. Ku janë këta? Ku janë fshehur?, vazhdoi më tej Berisha.
Ndërsa deputeti i LSI-së, Xhufi tha se ky ligj nuk është në kohën e duhur. Dosjet duheshin hapur vite më parë, për tu pastruar dhe distancuar moralisht nga ai sistem tha Xhufi dhe jo të miratohet ligji tani vetëm për hequr nga puna disa prokurorë dhe gjyqtarë.