Digjet transformatori, spitali 36 orë pa energji
Djegia e një transformatori të energjisë elektrike lë për më shumë se 36 orë pa energji spitalin e qytetit të Lushnjës dhe disa lagje të tij.
LUSHNJE/ MAJLINDA RAMA
Mungesa e energjisë që prej mesditës të së premtes ka paralizuar të gjitha veprimet në spital, duke çuar kështu në pezullimin e çdo operacioni apo ekzaminimi, për të cilët nevojitet domosdoshmërisht energjia. Bluzat e bardha të këtij spitali janë shprehur të shqetësuara për mungesën e zgjatur të energjisë elektrike, si edhe faktin që ajo ka "mbretëruar" në çdo pavijon të spitalit. Të përballur me një fenomen të tillë mjekët kanë pohuar se, nuk mund të bënin dot asnjë lloj ekzaminimi pasi të gjitha pajisjet ishin të stakuara. "Na ka sjellë një kaos të vërtetë mungesa e energjisë. Ka 24 orë që spitali nuk furnizohet. Për ne kjo situatë është tepër e vështirë, pasi nuk arrijmë të kryejmë dot asnjë ekzaminim sepse pajisjet dhe aparaturat nuk punojnë. Kërkojmë nga instancat përkatëse që të merren masa të menjëhershme, pasi pacientët kërkojnë shërbim dhe pa energji nuk u krijojmë atyre mundësi shërbimi. Ndërkohë që nga momenti në moment mund të kemi urgjenca, që kërkojnë ekzaminime të menjëhershme, raste në të cilat do të jemi të pafuqishëm për të vepruar", kanë pohuar ata. Mjekët gjatë gjithë ditës janë endur nëpër korridore, duke pritur nga çasti në çast që energjia të rikthehej, në mënyrë që dhe ata t'i ktheheshin sërish punës në shërbim të komunitetit. Ndërsa pacientët, të cilët janë paraqitur për të kryer vizita pranë këtij spitali, janë detyruar të presin për disa orë, por pasi energjia nuk ka ardhur janë larguar pa mbaruar punë. "Kam ardhur që në mëngjes për të bërë një grafi të këmbës se e kam të thyer dhe po pres. Nuk iki dot sepse nuk kam mundësinë që të kthehem sërish. Mjekët nuk kanë faj. Këtu s'ka drita. Si mund t'i shërbejnë ata popullit kur nuk punon asnjë aparaturë pa energji", është shprehur një nga pacientët, që priste dje në korridoret e spitalit. Përfaqësuesit e divizionit të shpërndarjes së energjisë elektrike janë shprehur se shkaktar i kësaj situate është djegia e një transformatori, i cili do të zëvendësohet shumë shpejt me një të ri. "Ne po bëjmë të pamundurën për të rikthyer normalitetin në spitalin e qytetit dhe lagjet përreth tij, të cilat furnizohen nga transformatori që u dogj. Kemi marrë një transformator të ri dhe shumë shpejt do ta vëmë në punë për të mos u bërë pengesë në punën e mjekëve. E dimë që situata është alarmante, por edhe me orar të zgjatur ne do të vazhdojmë punën për t'i garantuar spitalit, këtij institucioni të rëndësisë së veçantë, energjinë që është aq e domosdoshme", kanë deklaruar për "Panorama", burime të filialit të KESH në këtë qytet.