Tenton ta vrasë pas konfliktit në Itali
LAÇ - Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Laçit, në tentativë për të qëlluar për vdekje një të ri nga Kruja.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, Land Buna, banor i fshatit Fushë-Mamurras është arrestuar në flagrancë me një armë kallashnikov me vete. Vetë viktima, emri i të cilit nuk bëhet publik si pasojë e hetimit, ka lajmëruar policinë, pasi ka pikasur lëvizjet e dyshimta në ndjekje të tij. Ai ka lajmëruar në sallën operative, duke thënë se po udhëtonte nga Shkodra drejt Mamurrasit, kur ka vënë re një makinë me targa italiane që po e ndiqte, madje personi kishte nxjerrë disa herë automatikun në dritare. Me shpejtësi, forcat e policisë janë angazhuar në ndjekje të makinës së dyshimtë. Postblloku i ngritur pranë fshatit Fushë-Mamurras ka identifikuar makinën dhe ka ndaluar shoferin 23-vjeçar, të cilit i janë gjetur me vete arma dhe 12 copë fishekë. Gjatë dëshmisë në polici, Land Buna ka pranuar faktin se, donte të vriste një të ri, për shkak të një konflikti që kishte pasur në Itali me të. Ndaj tij është vendosur masa e arrestit në flagrancë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e shkaqeve që shtynë 23-vjeçarin deri në vetëgjyqësi. r.n