E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet vetura e babait te Blendi Fevziut

Nje person i semure me te meta mendore u identifikua nga policia si autor i ngjarjes


TIRANE- Digjet ne rrethana te panjohura autovetura e babait te gazetarit te njohur te televizionit Klan Blendi Fevziu. Policia identifikon si autor te ngjarjes nje person me te meta mendore i cili nga hetimet e kryera nga efektivet e komisariatit nr.4 ne kryeqytet. Ngjarja ndodhi mesnaten e te martes duke u gdhire dita e djeshme ne rrugen Qemal Stafa prane shkolle se kuqe kur autovetura e babait te gazetarit Blendi Fevziu mori flake ne menyre te papritur duke shkaktuar djegien e saj. Lajmi u be i ditur per Shekullin nga burime te Drejtorise se Policise se kryeqytetit qe pohuan se ngjarja ndodhi rreth mesnates kur automjeti ishte i parkuar ne oborrin e nje prej vilave dykateshe te zones prane Shkolles se Kuqe.

Menjehere pas konstatimit te zjarrit ne drejtim te vendit ku ishin shfaqur flaket u drejtuan banore te ndryshem te zones per te shuar flaket qe mund te rrezikonin banesen por edhe shtepite e tyre. Banoret gjithashtu lajmeruan zjarrfikeset dhe Policine e kryeqytetit te cilet mberriten ne vendin e ngjarjes me shpejtesi per te shuar zjarrin. Pavaresisht se efektivet e Policise mberriten ne vendin e ngjarjes bashke me zjarrfikesit me shpejtesi autovetura nuk mundi te shuhej.

Perpjekjet e zjarrfikesve per te shuar zjarrin kane rezultuar te pasuksesshme pasi vetura eshte shkrumbuar teresisht. Burimet e policise thane se djegia eshte ndihmuar edhe nga benzina dhe gazi pasi ajo kishte si lende djegese te motorit te saj benzinen ndersa ishte e pajisur edhe me nje impjant gazi. Pasi zjarri eshte shuar ekspertet e zjarrfikesve dhe te policise se kryeqytetit kane nisur keqyrjen e mjetit. Nga veprimet e para eshte konstatuar se mjeti ka qene i rregullt teknikisht por dyshohej se ai mund te kete pasur probleme elektrike apo ne impiantin e gazit.

Ky dyshim i hetuesve eshte hedhur poshte nga disa persona qe deshmonin se kishin pare nje person prane vendit te ngjarjes me shkrepse ne dore. Ky person eshte identifikuar nga policia si banor i zones por qe ishte me te meta mendore. Ai eshte shoqeruar ne ambientet e Policise dhe eshte ndaluar. Policia nuk ka bere te ditur emrin e personit te shoqeruar prej tyre ndersa ai eshte ndaluar deri ne nje vendim te prokurorit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›