Nje projekt opozitar per integrimin ne Europe
Megjithese deshperues refuzimi i kerkeses se Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin e Europian ishte nje lajm i pritshem. Fati i kesaj kerkese filloi te shkruhej qekurse kryeministri Berisha ngulmoi ta dorezonte ne koke te tij ne vigjilje te fushates elektorale te 28 qershorit 2009. Partneret kryesore europiane qe ishin hem zot shtepie hem juri per ate qe po kerkonte kryeministri paten sugjeruar dashamiresisht se Shqiperia nuk ishte ende gati dhe prandaj duhej te priste nje moment tjeter per te hedhur kete hap. Por Berisha e kishte ndare mendjen. Ai mund ta dinte se duke perjashtuar ndonje arsye madhore Europa nuk e sforcon kalendarin e vet te zgjerimit per hir te interesave apo trilleve politike te drejtuesve ne vendet aspirante.
E dinte se nuk ekzistonin arsye madhore apo arritje madhore qe Europa te bente perjashtim me Shqiperine. Madje Shqiperia qe po rreshqiste ne kulturen e pandeshkueshmerise se korrupsionit dhe abuzimeve shteterore ishte akoma larg standardeve per tu kualifikuar si vend kandidat ne BE. Ne keto rrethana aplikimi ngulmues i kryeministrit te Shqiperise kishte domethenien e nje replike te nenkuptuar me kalendarin e zgjerimit dhe me vleresimet e reportereve. Kjo e bente akoma me te pashprese dhe akoma me te cuditshem kete aplikim. Por ne ate periudhe kryeministrit ndoshta nuk i interesonte pergjigja por thjesht ceremonia e dorezimit qe do ta perfshinte ne paketen e spoteve elektorale
Me perfundimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 Berisha u fokusua te vizat. Qeveria e re megjithese e vetpercaktuar si qeveri e integrimit filloi ta shihte ceshtjen e statusit si nje loje me qarin po te na e japin pa bere asgje shume mire. Po nuk na e dhane na mjaftojne vizat Lojera te tilla jane nje licence dhe nje kushtrim per qeverisjen e keqe. Europa e sotme jo vetem nuk e con ne mendje ti promovoje por i perbuz dhe i denon. Sidomos ne periferine e saj ku demokracite e reja jane gjithnje nen kercenimin e kastave te korruptuara. Pergjigjja per qeverine shqiptare ne kete faze ishte nje jo e panegociushme.
Sic e thame me siper befasia nuk eshte refuzimi ne vetvete. Refuzimi sipas mendimit tim lidhet shume me kontekstin e aplikimit. Refuzimi do te ndodhte edhe po te kishim bere mire disa nga detyrat e shtepise te vitit te kaluar. Nje refuzim i tille gjithsesi nuk do te ishte nje lajm aq i keq po te mbajme parasysh faktin se koha punon per integrimin dhe shanset e reja presin perpara.
Por befasia e vertete apo lajmi i keq qe duhet te zgjoje opinionin publik te shkunde partite dhe te trondite eliten politike drejtuese ne vend ka te beje me arsyet e refuzimit te statusit. Keto arsye do ti gjejme te renditura qarte serte dhe ftohte ne raportin e ecurise njevjecare te Shqiperise ne rrugen e integrimit europian. Gazetat kryesore te vendit i kane publikuar me korrektesi keto arsye. Publiku tani i njeh dhe di ti peshoje sa rendon tjetra. Nuk eshte vetem kriza politika. Madje mund te themi se kriza politika eshte lajmi i mire i mospajtimit te opozites me deformimet e renda qe po peson shteti i se drejtes ne shumicen dermuese te institucioneve.
Jane hartuar edhe me pare raporte per Shqiperine nga Europa. Jane bere vleresime pozitive per fushat ku ka pasur progres nga nje vit ne tjetrin. Jane listuar probleme detyra shtepie rekomandime. Ne pergjithesi ne kapitullin e problemeve ka prevaluar gjuha diplomatike gjuha e miresjelljes qe presupozon se pala shqiptare di te lexoje drejt ne brendesi te saj. Por ne raportin e fundit kemi nje ndryshim te madh ne rrafshin e parashtrimit dhe komunikimit te problemeve tona ne veshtrimin europian kemi nje ikje nga gjuha e rrumbullakosur diplomatike drejt nje adresimi shume me te qarte e shume me konkret te shkeljeve verejtjeve dhe pergjegjesive sipas institucioneve. Sa me thelle futet Europa ne Shqiperi aq me mire e kupton si i do mushka drute. Meqenese nuk po shkon Muhameti te mali po shkon mali te Muhameti. Domethene meqenese nuk po e meson qeveria dhe elita politike gjuhen e Europes po i u futet Europa mesimit te shqipes politike per ti komunikuar drejtpersedrejti mesazhet e saj. Asnjehere nuk eshte folur si kesaj radhe ne menyre direkte per semundjet e parlamentit dhe parlamentarizmit shqiptar qe ka degraduar nga nje instance supreme e perfaqesimit te pushtetit te popullit sic duhet te ishte ne nje bisht te ekzekutivit. Asnjehere nuk eshte folur ne menyre direkte si kesaj radhe per drejtuesit e institucioneve kryesore ku spikat vleresimi i keqperdorimit te pozicionit nga kryetarja e Kuvendit. Asnjehere nuk eshte shkruar kaq sakte per korrupsionin per gjendjen e rende te mediave per politizimin e sistemit te drejtesise. Ne asnje dokument te meparshem nuk eshte adresuar si ne kete raport pergjegjesise e qeverise per krizen politike. Raporti nuk le asnje ekuivok kur shkruan se qeveria nga ana e saj nuk ka treguar gatishmeri per kompromis ne lidhje me propozimet e bera nga Partia Socialiste per te tejkaluar ngercin politik.
Raporti paralajmeron rreziqet e thellimit te borxhit publik nderkohe qe riperserit kesaj radhe me nje ton me te rende e madje funeber ngulitjen e kultures se pandeshkueshmerise per shkeljet e ligjit. Ligji nuk i kap me peshqit e medhenj dhe kjo rrezikon te na ktheje me imazhin e nje vendi me regjim junte.
Raporti ne fakt eshte jehona e perpikte e problemeve te verteta te Shqiperise dhe shqiptareve. Per zakon per oportunitet per demagogji qeveria si gjithnje ne ato pak prononcime qe ka bere i ka konsideruar verejtjet e Europes ndihme e madhe dhe rekomandimet e saj detyra shtepie. Ky eshte nje lexim rutine qe nuk dallon se kesaj radhe muzika ka ndryshuar. Ka arsye te medha per tu shqetesuar seriozisht se ky raport ne teresine e vleresimeve kritike per Shqiperine ngre pikepyetje serioze jo vetem per vullnetin por edhe per kapacitetet e qeverise dhe elites politike ne pergjithesi per te vene ne binare agjenden e ndertimit te nje demokracie si ajo qe parasheh karta e Kopenhagenit per integrimin ne Europe. Kjo pershtypje ka shijen e nje lajmi shume me te keq se sa refuzimi i statusit dhe defektet e listuara ne raport. Raporti apelon per nje reflektim te panjohur me pare nga qeveria opozita institucionet opinioni publik. Per sa i takon qeverise dhe opozites ky reflektim duhet te shprehet me paketa apo programe masash nismash e qendrimesh konkrete ne perputhje me rekomandimet e KE-se. Qeveria duket qarte se i ka duart e lidhura per ta bere kete per shkak te grupeve dhe konfigurimit te interesave brenda saj. Kjo situate mund te ndikoje qe te kemi fjale por te mos kemi nje projekt konkret te qeverise per zhbllokimin e integrimit.
Ne keto kushte opozita eshte thirrur ne kauze te marre si asnjehere tjeter me pare funksionet e institucionit te integrimit duke pergatitur nje projekt te saj ne te cilin patjeter do te kerkoje te perfshije e terheqe gjithe spektrin politik dhe shoqerine civile. Projekti i opozites duket te jete nje reagim institucional i vendosur ndaj ceshtjeve kyce qe ka identifikuar raporti i KE-se duhet te jete pergjigje e qarte per cfare kerkohet konkretisht prej saj ne kete raport duhet te jete njeheresh vizion i gjere e bashkekohor per ecurine e integrimit europian te Shqiperise. Detyrat ne demokraci jane te ndara por kur fronti i integrimit ne krahun e shumices peson carje si keto qe ka vene ne dukje KE opozita duket te jete aty per te marre pergjegjesi te shtuara dhe per te mos e lene aspiraten te lekundet.