E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikumi perballe shtetit per te drejten e prones

Pronat ne Orikum po perballin popullin me pushtetin. Banoret e zones vazhdojne me kembengulje te kerkojne trashegimine e tyre. Autoritetet heshtin apo pergjigjen me dhunen e pushtetit duke mos lene hapesira per te shtruar ceshtjen ne tryeze apo nga ana ligjore. Permasat e fenomenit te mosnjohjes se pronareve ne zonen e Orikumit jane te tilla qe nuk mund te anashkalohen. Indiferenca nga njera ane dhe dhuna nga ana tjeter agravojne reagimin e drejte dhe te palekundur te protestuesve. Por nje zone e tille nuk meriton nje fshehje te thelbit te problemit por zgjidhjen e disa ceshtjeve kryesore qe cojne perpara turizmin dhe bashke me te pronen si element kryesor.

Duke u ndalur te turizmi them se eshte nje nga elementet kryesore te zhvillimit ekonomik te vendit dhe si i tille nuk duhet nenvleftesuar per tu lene ne dore vetem te iniciatives private por te mbeshtetet me programe e projekte nga qeveria dhe pushteti vendor gjithashtu.
Zona e Orikumit ku perfshihen disa komuna te cilat tashme jane te njohura per nga vlerat turistike e historike eshte nje model ku sipermarrja e ka kthyer ne nje vend te lakmuar. Biznesi ka investuar ne menyren e duhur per tiu pershtatur situates bregdetare dhe malore qe ofron kjo pjese e Shqiperise.
Por ne te njejten kohe vizioni i administrimit vendor per te qene pjese e standardeve qe kerkojne turistet eshte ende larg. Kjo edhe per shkak te mosperputhjes se interesave komunitet-bashki-biznes te cilat duhet te afrojne pika bashkimi dhe jo ndarjeje ne funksion te nje menyre te ndryshme te administrimit te territorit edhe me efikase nga ajo qe aplikohet deri me sot dhe qe shkon ne kufijte e deshtimit.

Disa ceshtje te cilat jane themelore per te mos mbetur prapa ne kohe dhe per tu paraprire tematikave qe mund te sjelle e ardhmja e aferm. Ne problematiken e turizmit keto jane kryesisht ceshtje qe kane lidhje me konfliktin e pronave infrastrukturen menyra e veprimit me taksat gjobat etj.
Ne lidhje me infrastrukturen eshte tashme e qarte se nuk mund te kete turizem me nje sukses te garantuar dhe te suksesshem pa disa veprime qe mbeshtesin standardet ne kete drejtim. Dukshem verehet qe anashkalohet ceshtja e transportit urban ne zonen e Orikumit si nje veprim qe do te lehtesonte turistin apo banorin e zones per levizjet ne destinacionet qe lidhin pjeset e ndryshme interesante per tu vizituar. Kjo mase do te rezultonte efikase edhe per lehtesimin sado pak te ngarkeses se trafikut ne akset e kesaj pjese te Jugut.

Por nga ana tjeter ceshtja e kanalizimeve ne nje zone turistike eshte kryesore per tu perballuar dhe per ti dhene zgjidhje jo te pjesshme ketij problemi. Nderkohe qe uji i pijshem dhe pastrimi i mbeturinave per te pasur nje mjedis model mbeten ceshtje urgjente per zgjidhje. Ne menyre qe te shmangim humbjen nga viti ne vit te pushuesve te huaj te cilet nuk falin nje problematike te papranueshme per standardet ku ne kerkojme te integrohemi.
Nese biznesi vendas eshte korrekt ndaj institucioneve fiskale te shtetit duke paguar detyrimet e taksave atehere duhet qe edhe qeveria ti ktheje ne investime per te ndryshuar dhe krijuar kushte ne infrastrukture per te garantuar nje sukses afatgjate. Ritmet duhet te ndryshojne qe te dy palet te ecin ne drejtimin e duhur duke mbeshtetur elementet qe percjellin vizionin modern te turizmit.

shte me se e qarte se asnje iniciative ku perdoret gjoba ndaj operatoreve te turizmit nuk nxit respektin. Por vetem nje reflektim negativ per sjelljen e autoriteteve perballe sakrificave dhe transformimit te biznesit ku kultura e gjobevenies perballe ndihmes me politika progresi padyshim ka rezultate pozitive.
Banoret e zones se Orikumit Dukatit Tragjasit Radhimes etj. te cilet kane falur nder vite mikpritjen e bujarine e ndersa i kane dhene shembull te ardhurve per vlerat fisnikerine dhe krenarine e tyre jane gjithashtu te perballur sic e preka ne fillim te shkrimit me ceshtjen e pronave qe ende nuk po merr zgjidhje dhe qe po sjell konflikte. Nuk mund te pranohet qe trashegimia e prones te zevendesohet me veprime klienteliste dhe manovra te cilat minimalisht jane te kundra ligjshme. Prona i takon pronarit legjitim dhe kjo ceshtje do te zgjidhte me se miri bashkerendimin e gjithe energjive pozitive per zhvillim. Progresi i turizmit pervec ceshtjeve te trajtuara me siper eshte i lidhur ngushte me ceshtjen e prones si element qe bashkon ligjin me veprimin per te thithur investime te rendesishme dhe investitore potencial. Ndersa turiste te huaj paten mundesine te vizitojne zonen per te cilen po flasim te gjithe duhet te punojne qe te arrijme kthimin e tyre perseri ne bregdetin tone. Por kjo mund te ndodhe kur pushteti mos beje te fortin perballe komunitetit por te hape rrugen te gjeje zgjidhjen ne menyre transparente duke mos kthyer kete zone turistike ne arene perleshjesh. Padyshim qe Orikumi Dukati Tragjasi Radhima komunat e perles turistike do te jene te vendosur per te moslejuar qe grabitja e prones dhe abuzimet te zene vend duke shkaterruar te ardhmen e tyre. Per kete te gjithe duhet te kthejne syte nga Orikumi.

Kryetar i Shoqates se Turizmit per Jugun

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›