Hoeness kritikon UEFA-n për Riberyn

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka kritikuar UEFA-n rreth suspendimit të yllit Franck Ribery për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit. Hoeness ka thënë se UEFA është mbushur me italianë “që kanë interes”, ndërsa gjermanët nuk janë të përfaqësuar dhe kanë pak “përkrahje morale”.
Më herët gjatë javës, UEFA refuzoi ankesën e Bayernit kundër suspendimit të Riberys për tri ndeshje, që i pamundëson të paraqitet në finale më 22 maj. Bayern ka paralajmëruar se do të paraqesë rastin në Gjykatën Arbitrare të Sportit.
“Janë shumë italianë në UEFA që kanë interes. Gjyqtari ishte italian, janë shumë italianë në mesin e njerëzve që janë aktivë në UEFA”, tha Hoeness gjatë një ceremonie në Munich që nuk kishte të bënte me sport, ndërsa përcjell agjencia gjermane e lajmeve DPA.
“Asnjë gjerman i vetëm. Atje kemi vetëm pak përkrahje morale”, shtoi Hoeness. Roberto Rosetti ishte gjyqtari italian që e përjashtoi Riberyn me karton të kuq në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Lyonit.