E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dikriminimi i shqiptarëve, nesër protesta në Luginën e Preshevës

Në Luginën e Preshevës nesër mbahet protesta kundër diskriminimit të shqiptarëve nga ana e qeverisë serbe.
 

Protestat mbahen në komunat e Preshevës dhe Bujanocit, ku ftohen të gjithë shqiptarët e këtyre trevave të marrin pjesë, me qëllim të shprehet pakënaqësia kundër diskriminimit.

Vendimi për protestat ka ardhur nga këshilli i tre komunave të këtij rajoni, i cili muaj më parë mori vendim për organizimin e protestave kundër pushtetit të Beogradit për diskriminimin e theksuar dhe anashkalimin vendbanimeve shqiptare.
 

Protesta vjen në ditën kur shënohet 99 vjetori i Pavarësisë së shtetit shqiptar dhe Ditës së Flamurit. Protesta shpreh edhe revoltën për moslejimin e përdorimit të flamurit kombëtar në këto komuna.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›