Belgjikë, hapet rruga për krijimin e qeverisë

Gjithçka duket me e mundshme pas marrëveshjes së gjashtë partive frankofone dhe flamande për projektbuxhetin federal të vitit 2012.
"Mbreti i belgëve Albert II përshëndeti marrëveshjen e arritur. Në këtë kuadër ai ngarkoi formatorin dhe shefin e socialistëve frankofonë Elio Di Rupo për formimin sa më shpejt të një qeverie'', njoftoi Pallati mbretëror në një komunikatë.
60-vjeçari Di Rupo do të bëhet gjithashtu kryeministri i parë frankofon i Belgjikës në më shumë se tre dekada, njëkohësisht dhe socialisti i parë në këtë post që prej vitit 1974. Socialistja vjen në pushtet në Belgjikë në një kohë që kudo në Evropë e majta ndodhet në vështirësi.
Çështja e buxhetit ishte pengesa e fundit në rrugën për një marrëveshje për krijimin e një qeverie mes socialistëve, demokristianëve dhe liberalëve frankofonë dhe flamandë./Start/
2011-11-26 17:29