E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjika ne situate te veshtire politiko-ekonomike

Duket se kriza po prek edhe një nga vendet më të zhvilluara në Europë, Belgjikën. Sektori financiar rrezikon të përkeqësohet duke shfaqur nevojën për ndihmën e shtetit. Standard&P ka ulur me një gradë nivelin e vlerësimit të kreditit, nga AA+ në në 2 A, me një opinion negative. Motivet kryesore sipas agjencisë lidhen me rreziqet për sektorin financiar, perspektivat e llogarive publike. Për vitin 2011 S&P, ka parashikuar që deficiti i Belgjikës do të shkojë në 3,6% të PBB si dhe një rritje ekonomike me rreth 2%.

Ulja e vlerësimit të aftësisve paguese të borxhit, mund ta cojë vendin të paguaj norma më të larta interesi, ndërkohë që po bëhen gati 18 muaj pa një qeveri formale. Ulja e vlerësimit ka vijuar me vështirësite e Belgjikës në përpjekje për të formuar një qeveri pas më shumë se një viti në mungesë.

Kryeministri actual, Yves Leterme shprehet i keqardhur për këtë situate të vendit.

"Ky është padyshim një lajm i keq edhe pse ai nuk ështe krejtësisht i papritur. Por përsëri, kjo tregon se ne me të vërtetë duhet të veprojnë tani, të krijojë një buxhet të besueshëm, të biem dakord për reforma të rëndësishme. Gjithkush ka bërë disa përpjekje gjatë muajve të fundit të qeverisë teknike, por aktualisht ne kemi nevojë për një përgjigje të qartë dhe të besueshme për të shmangur më të keqen".

Gjatë kësaj jave lideri i socialistëve, Elio di Rupo, ka tentuar të formojë një qeveri të bazuar në një koalicion me gjashtë parti. Por ai ka dhënë dorëheqjen pas takimeve për t’i dhënë rrugën jeshile bilancit të 2012, pas bllokimeve të mëparshme.

Çështja e buxhetit shqetëson edhe kryeministrin Leterme. Ai thotë se gjërat janë mëse të qarta.

"Kemi bërë çdo gjë që mund të bëjmë me qeverinë e përkohshme për ta drejtuar vendin në drejtimin e duhur, për të ruajtur gjërat thelbësore, për të mbrojtur të ardhmen. Por tani kjo është bërë e padurueshme, kështu që u bëj thirrje të gjithëve që të kemi një buxhet para se tregjet të hapen të hënën".

Raportimet e Standard & Poor e përforcojne më tej nevojën për të finalizuar buxhetit 2012 në një periudhë shumë të shkurtër është shprehur në një deklaratë Ministri i Financave Didier Reynders. Sipas ekonomistëve, ky degradim i vendit mund t’i detyrojë partitë politike të arrijnë një marrëveshje përpara se të jetë vonë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›