E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, kapen 4 klandestinë në një kamion

Vetëm pas ditë pasi në Tiranë u kapën 11 klandestinë kurdë të fshehur brenda një kamioni mallrash, 4 klandestinë të tjerë janë kapur në Doganën e Kapshticës.
 

Sipas informacioneve katër klandestinët, ku tre prej tyre janë afganë dhe 1 pakistanez janë gjetur të fshehur në një kamion i cili tranportonte fruta nga Greqia drejt Shqiërisë.
 

Nga kontrolli i imtësishëm, në pjesën fundore të kamionit frigoriferik u zbuluan katër klandestinët e fshehur të cilët kishin si denstinacionë Italinë.
 

Dogana e Kapshticës bën me dije se klandestinët iu dorëzuan autoriteteve policore, ndërsa për drejtuesin e mjetit, shtetasin malazez Vatko Sekuliç, u mor masa e ndalimit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›