E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Egjipt vdesin 2 persona

Protestat në Egjipt kanë hyrë sot në ditën e nëntë, vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve të para të lira parlamentare në këtë vend. Mediat vendase kanë bërë të ditur se të paktën 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e përleshjeve të sotme.

Aktivistët kanë qëndruar në sheshin Tahrir në Kajro, përgjatë natës për të shtyrë përpara kërkesat e tyre që këshilli ushtarak të largohet menjëherë. Edhe pse deri më tani janë vrarë me shumë se 40 persona dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, Këshilli ushtarak i Egjiptit nuk tregon ndonjë shenjë largimi.

Kryeministri i ri egjiptian Kamal Ganzouri i ka kërkuar popullit t’i japë një shans për të qeverisur vendin në një kohë që mijëra egjiptiane protestonin në rrugët e Kajros kundër sunduesve ushtarak .

Në fjalimin e tij të parë publik, ai tha se nuk do të emërojë një qeveri të re përpara zgjedhjeve të së hënës. Protestuesit i druhen faktit se Këshilli suprem ushtarak kërkon të marrë më shumë pushtet.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër dhunën në Egjipt dhe kanë bërë thirrje Këshillit Ushtarak që pushteti të kthehet tek civilët. Ditët elektorale për zgjedhjet e para legjislative në Egjipt, të parat pas rënies nga pushteti të Mubarak, do të jenë dy dhe jo një.

Zgjedhjet do të nisin ditën e henë. Pretendenti kryesor për të fituar zgjedhjet është fraksioni i Vëllezërve Myslimanë, i cili megjithatë nuk ka marrë pjesë në protestat që zgjasin prej ditësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›