Diktatorët e mëdhenj kanë pasur gjithmonë aspiratë të bëheshin piktorë, shkrimtarë e artistë
Dje, Michael Weiss shkroi një shkrim zbavitës rreth “preferencave kulturore të diktatorëve”, disa prej të cilave kanë shije të keqe e tronditëse. Si shembull ai na ofroi një përkthim në anglisht, të një prej poemave qё Stalini kishte shkruar gjatë rinisë sё tij. Kjo ishte një pjesëz e thjeshtë konvencionale, diçka e njëjtë me atë qё kanë shkruar edhe poetët tanë gjeorgjianë. Stalini ishte një tjetër lloj gjeorgjiani. Derisa unë nuk lexoj, flas ose kuptoj kёtё gjuhё, nuk mund t’iu them se si tingëllon kjo poemë në origjinalitet. z. Ëeiss ka shkruar mbi literaturën ruse, historinë dhe politikën sovjetike, por nuk jam i sigurt rreth njohurive tё tij mbi gjuhën gjeorgjiane. Unë mendoj se gjykimi i cilësinë sё një poeme, nga një version i përkthyer është një lloj “loje prej budallai”. Disa nga veprat e Sorley Maclean lexohen më tepër në anglisht, por disa prej miqve tё mi, të cilët janë folës tё gjuhës Galike, mё kanë siguruar se ai ishte një poet i madh dhe unë i besoj ata. Sigurisht, kur jam duke dëgjuar Sorley, një njeri i shkëlqyer, vepra tingëllon po aq shkëlqyeshëm sa ai vetë edhe pse ai mund të ketë qenë duke recituar një listë pazari. Sa për Stalinin, Simon Sebag Montefiore ka gjetur shumë gjeorgjianë, tё cilët mendojnë se krijimet e tij rinore nuk ishin aspak tё këqija... ose kështu me kujtohet. Disa nga mbretërit dhe sundimtarët kanë qenë poetë të mirë, si Xhejmsi I i Skocisë dhe Lorenzo de Medici i Firences, ndërsa të tjerët si Frederiku i Madh i Prusisë janë përpjekur por kanё dështuar. Jo vetëm që nuk ka asnjë arsye pse diktatorët tё mos kenë ambicie artistike, por ka shumё arsye qё ata tё kenë. Na pëlqen apo jo, një diktator është edhe një krijues edhe pse ajo që ai krijon përfundon në shkatërrim. Para së gjithash ajo çka ka krijuar ai është imazhi dhe pastaj ideja; pra imazhi dhe ideja krijojnë atё qё quhet arti i diktatorit…Mund tё jetë art i keq, art bombardues, madje edhe një art fyes, por perceptohet si art. Diplomati italian Luigi Barzini, autori i “Italianët” dhe “Nga Cezari tek Mafia”, shkroi shumë vite më parë se: “Ne tani qeshim me Musolinin”, por Musolini, një aktor i vetë-vetëdijshëm dhe ju përkushtua, siç pranoi edhe Barzini, vënies në “skenë” tё një shfaqje edhe e realizoi; por pa dyshim ishte një shfaqje vulgare, por qё thirrja ishte artistike. Musolini ishte një tjetër Caruso, njё tenor me tё gjithë kuptimin e fjalës.
Sa për Hitlerin, pikturat e tij ishin të dobëta e me shumë mangësi, por tani është mёse e qartё se ёshtё i vetmi elementi i nazizmit që ruan një lloj estetike, ndoshta një apel i keq, alarmant, por nё tё njëjtën kohё një apel estetik. Artisti krijon një objekt që e kënaq, nxit, ndriçon dhe nganjëherë shqetëson. Diktatori , ose le tё themi mё mirё lideri, krijon objektin duke u bazuar tek I njëjti qëndrim. Sigurisht qё mund tё ishte mё mirё, nëse ai i bënte këto vargje sa për tё kënaqur egon e tij, por rezultoi se Apeli i veprimit ishte shumë mё i fortë. Napoloni nё rininë e tij kishte ambicie letrare dhe ishte me të vërtetë një shkrimtar i mirë, por e gjeti veten në artin e luftës. Pas rënies së tij, legjenda e tij u kthye nё një vepër arti, e cila kishte një ndikim të qëndrueshëm mbi poetët ashtu edhe politikanët. Së fundi, ne duhet të dimë se deri mё tani nuk ekziston asnjë lidhje midis artit dhe virtytit.
*Allan Massie është një shkrimtar skocez dhe gazetar politik që shkruan për gazetat “The Scotsman”, “The Sunday Times” dhe “The Spectator”