E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon në 23 numri i të vrarëve në Kueta

23 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur është bilanci i ri i viktimave në Kueta të Pakistanit, e cila është tronditur sot nga dy shpërthime me bomba.

Sulmet kishin si shënjestër shtëpinë e një oficeri të lartë ushtarak. Zëdhënësi i talebanëve pakistanezë, Ehsanullah Ehsan, përmes një telefonate nga një vend i fshehtë, deklaroi se grupi ka kryer sulmin për t`u hakmarrë ndaj arrestimeve të fundit të tre të të dyshuarve të Al Kaidës.

Policia tha se oficeri në shënjestër, Faruk Shezad është plagosur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›