Stefanoviç: Nuk heq dorë nga doganat në veri

Kreu i ekipit negociator të Beogradit, Borislav Stefanoviç, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se në doganat në veri, do të vendosen dhe do të udhëhiqen nga doganierët kosovarë.
Stefanoviç ka thënë se shteti i Serbisë dhe qytetarët e saj, do të bëjnë gjithçka për të parandaluar veprimet e njëanshme për vendosjen e doganierëve kosovarë në pikat e kalimit në Jarine dhe Bërnjak.
“Një vendim i tillë dhe sjellje e tillë, janë të papranueshme. Shfrytëzojmë këtë rast që të kërkojmë para se gjithash nga bashkësia ndërkombëtare, që të pamundësojnë këtë veprim të Qeverisë së Kosovës, e cila ka për qëllim të marrë veriun e Kosovës dhe të ndryshojë përbërjen etnike në atë pjesë”, ka thënë Stafanoviç.