Diktatori i Blendi Fevziut popullon kinema Millenium

Prej disa ditësh salla e kinema “Millenium” në kryeqytet vijon të popullohet nga publiku kurioz për të parë filmin “Diktatori” të Blendi Fevziut. Nuk sheh dallim moshe tek ata që hyjnë në sallë, të rinj që nuk dinë shumë për atë kohë apo edhe të moshuar që një pjesë të dhimbjeve të shkaktuara nga diktatura e Enver Hoxhës e hoqën në kurrizin e tyre. Ata janë të interesuar të ndjekin me filmime e fakte konkrete historinë e një personazhi që e shndërroi Shqipërinë për gati një gjysmë shekulli në një vend të izoluar.
Teksa i pyet pas shfaqjes së filmit një pjesë e tyre duken të indinjuar për atë çfarë panë, në atë çfarë ky dokumentar solli në sytë e tyre, të vërtetën.
Edhe pse një pjesë e mirë e publikut qe e ka provuar sistemin mizor të diktaturës komuniste, siç janë këta të moshuar, pas shfaqjes, ata thonë se mësuan edhe shumë ngjarje të tjera të dhimbshme të asaj kohe.
Filmi diktatori një realizim profesional dhe cilësor i gazetarit Blendi Fevziu, do të jetë çdo ditë në orën 18.00 prezent në sallën e kinema “Millenium” në Tiranë për të gjithë ata që janë kuriozë dhe duan të mësojnë fakte të tjera të historisë dhe diktaturës së Enver Hoxhës, të pa transmetuara ndonjëherë nga mediat shqiptare.