Aksident ne Lushnje nje i plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi është shënuar në autostradën Lushnje-Fier. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës pranë fshatit Bishqethëm në Lushnje. Sipas policisë drejtuesi i mjetit me targë TR 96-54 P ka qenë duke udhëtuar nga Tirana për në Vlorë. I aksidentuari është Besmir Beqiri 27 vjeç nga Tirana . Mjeti i tij i firmës së EHV ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me kanalin anësor të autostradës. Sipas policisë rrugore mendohet se shkak i këtij aksidenti të rëndë të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit dhe shpejtësia me të cilën ai po udhëtonte dhe për pasoje 27 vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit i cili pas përplasjes me bordurën e kanalit anësor ka përfunduar në autostradë. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes, ndërsa sipas mjekëve jeta e tij është ende në rrezik, pasi ka fraktura të shumta në kokë.