Homazhe ne nder te publicistit te njohur Ardian Klosi

I jepet lamtumira e fundit publicistit të njohur, Ardian Klosi. Në ambientet e Biblotekës Kombëtare familjarë, miq e kolegë i japin përshëndetjen e fundit të ndjerit Klosi. Homazhet në nderim të publicistit Ardian Klosi nisën rreth orës 12:00 dhe do mbyllën në orën 14:00.
Publicisti Klosi u vetëvar rreth orës 21:00 të së enjtes në banesën e tij. Sipas policisë nga hetimet e para rezulton se 55-vjeçari kishte disa kohë që vuante nga gjendja depresive.