Diktaturat e rrëzuara dhe nostalgjikët e tyre
Ne shekullin XX, Evropa ka qene teatri i dy luftrave boterore dhe kontinenti u nda ne dy blloqe gjate Luftes se Ftohte Lindje-Perëndim. Luftrat boterore,sidomos lufta e dyte boterore sollen shkaterrim ne kontinentin e vjetër. Ndersa Lufta e Ftohte solli izolimin ,varferimin dhe shkeljen e te drejtave fondamentale njerezore ne Evropen Lindore. Vëllezerit dhe motrat e te njejtit kontinent prej mijera vjetesh u bene armiq te betuar te njeri-tjetrit. Lufta e ftohte krijoi ambientin e pershtatshem per nje lufte te trete boterore. Ajo mund te plaste nga momenti ne moment kur marredheniet midis dy blloqeve tendoseshin.
Perse njerëzit nuk nxjerrin mesime nga historia, nga jeta e njerezve qe kane perjetuar keto kohe te veshtira e te hidhura te njerëzimit? Si mund te jemi nostalgjike te ketyre koherave kur njeriu ishte i transformuar ne nje objekt dhe qenia njerëzore s’kishte asnje te drejte ose vlere, por ishte pjese perberese e turmave qe drejtoheshin si robot? Perse shume te pafajshem duhet te vriteshin per shkak te races, te fese ose mendimeve te tyre disidente?
Perse vellai duhet te mohonte, te spiunonte vellain? Perse njeriu duhet te urrente kaq shume njeriun sa te krijonte kampet e përqendrimit dhe gulaget e ftohte te Siberisë? Perse njerezit duhet te ishin aq zemerngushte dhe egoiste per te imponuar idete dhe ideologjite e tyre qe sollen kaq shkaterrim dhe vuajtje? Koha i rrezoi diktatoret dhe diktaturat ne Evrope.Popujt evropian e kuptuan qe e ardhmja e tyre ishte te jetonin te gjithe se bashku ne harmoni dhe te krijonin nje kontinent paqësor. Kjo ishte ideja e Zhan Monese dhe e Robert Shumanit per te krijuar nje Evrope te Bashkuar nen te njejtin flamur.Keto ide inspiruan dhe Papen Gjon Pali i II-te per t’u ngritur kunder komunizmit ne Evropen Lindore. Drita e Zotit ne zemren e tij e udhehoqi ne perpjekjet per te sjelle vellazerimin e njerëzve te feve te ndryshme.Ai ishte misherimi i Zotit ne toke,pasi fali dhe Ali Agxhan, personin qe i beri atentat per ta vrare ne vitin 1983. Driten e lirise e paten Les Valesa, Vaclav Havel, Solzhenicin, Sakharov qe u ngriten kunder diktatures totalitare.
Bota duhet pare ndyshe,nga e djeshmja e historise boterore ne mund te nxjerrim vetem mesime, te tashmen, ne duhet ta jetojme me mend, qe mos te kemi pendime dhe e ardhmja ka per te qene e bukur nese njerezimi s’ben te njejtat gabime.
Nostalgjiket e gabimeve te njerezimit duan te ngjallin urrejtjen, hasmerine por ne duhet te luftojme per nje bote me te mire ,ku cdo kush punon ,jeton dhe i respektohen te drejtat e tij. Ne s’duhet te harrojme Ana Frankun dhe ditarin e saj, Popujt e persekutuar, burgjet, gulagët e ftohtë, internimet, vrasjet e njerezve te pafajshem qe luftuan per liri dhe demokraci. Te gjithe njerezit e botes jane te barabarte para Zotit dhe cdo qenie njerezore meriton ta jetoje jeten e saj me dinjitet ,ne harmoni te plote me gjithe qeniet e tjera njerezore. Vetem Krijuesi yne ka te drejten te vendosi per fatin tone dhe te na gjykojë.
Ja perse s’duhet te jemi nostalgjike te ketyre faqeve te errëta te historise njerezore, por duhet te kujtojme se cdo njeri eshte vete drita e Zotit ne toke.